Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zonat e rajonit të Donetskut “nën zjarr të vazhdueshëm raketash”, tha zyrtari ukrainas

nga Egzona Mehmeti2 qershor 2022

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit në rajonin e Donetskut, tha të enjten Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të Donetskut.
Disa zona të rajonit të Donetskut në Ukrainën lindore janë “nën zjarr të vazhdueshëm me raketa”, tha Kyrylenko.
Qytetet Bakhmutit dhe Slovyanskut janë ndër zonat nën bombardime, tha Kyrylenko përmes videolidhjes në një konferencë shtypi në Kiev, shkruan CNN.
Trupat ruse gjithashtu “po lëvizin përgjatë drejtimit Lyman-Izyum për të kapur territoret Sloviansk dhe Kramatorsk”, dhe autostrada nga Bakhmut në Lysychansk “mbetet nën zjarrin e armikut”, tha ai.
Vetëm 340,000 mijë njerëz kanë mbetur nga 1.6 milionë njerëz që kanë jetuar më parë në rajon./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →