Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zonja e parë e Ukrainës: Një realitet i tmerrshëm

nga Kaltrina Berila8 mars 2022

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka publikuar një letër të hapur ku dënon “vrasjen masive të civilëve ukrainas”.
Olena Zelenska shkruan se ishte “e pamundur të besohej” se pushtimi rus do të ndodhte dhe ka krijuar “një realitet të tmerrshëm” për miliona, veçanërisht fëmijët, transmeton rtv21.tv.
Por ajo gjithashtu përshëndet sfidën e popullit ukrainas, “Agresori, Putin, mendoi se do të lëshonte sulm të shpejtë në Ukrainë. Por ai nënvlerësoi vendin tonë, popullin tonë dhe patriotizmin e tyre”.
“Ndërsa propagandistët e Kremlinit mburreshin se ukrainasit do t’i mirëprisnin me lule si shpëtimtarë, ata janë shmangur me kokteje molotov”, shkruan ajo.
Duke shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen ndërkombëtare dhe përpjekjet e ndihmës, Zelenska u bën thirrje mediave globale dhe pjesës tjetër të botës që “të vazhdojnë të tregojnë atë që po ndodh këtu dhe të vazhdojnë të tregojnë të vërtetën”.
“Nëse nuk e ndalojmë Putinin, i cili kërcënon të nisë një luftë bërthamore, nuk do të ketë vend të sigurt në botë për asnjë prej nesh”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →