Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​ZPS vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të tetë kundër Thaçit dhe të tjerëve

nga B G13 qershor 2023
​ZPS vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të tetë kundër Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot ka vazhduar marrja në pyetje e dëshmitarit të tetë nga Zyra e Prokuroritë të Specializuar në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Seancën e sotme gjyqësore kundër tyre nga salla e gjykimit po e përcjellin Thaçi, Veseli e Rexhepi, ndërsa Krasniqi përmes video-lidhjes.

Me kërkesë të Zyrës së Prokurorisë qysh në nisje të pyetjeve seanca ka kaluar e mbyllur për publikun.

Dëshmitari i tetë ka nisur nga dje dhënien e dëshmisë së tij kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →