Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

ZRRE nuk e ka pezulluar vendimin, paralaralajmëron ankesë për vendimin e Gjykatës Komerciale

nga Kaltrina Berila24 qershor 2025
ZRRE nuk e ka pezulluar vendimin, paralaralajmëron ankesë për vendimin e Gjykatës Komerciale

(Lajm i përditësuar)


ZRRE nuk e ka pezulluar vendimin, paralaralajmëron ankesë për vendimin e Gjykatës Komerciale

Zyra e Rregullatorit për Energji, ka paralajmëruar ankesë në ‘‘instancat më të larta gjyqësore’’, për vendimin e Gjykatës Komerciale pasi që kjo e fundit ka pezulluar vendimin e ZRRE-së për treg të hapur për një rast të veçantë.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) njofton opinionin publik se, pas fillimit të zbatimit të dispozitave ligjore që rregullojnë hapjen e tregut të energjisë elektrike, konsumatorët individualë dhe disa Oda Ekonomike kanë parashtruar padi pranë gjykatave kompetente, konkretisht në Gjykatën Komerciale të Kosovës dhe në Gjykatën Themelore, me kërkesa për pezullimin e Njoftimit për dalje në tregun e hapur të energjisë elektrike i cili i ka pasur karakter informues. ZRrE rikonfirmon faktin se, në të gjitha proceset e konflikteve administrative të inicuar nga palët në procedurë, gjykatat kompetente kanë refuzuar si të pabazuara kërkesat për pezullimin e zbatimit të Njoftimit për dalje në tregun e hapur të energjisë elektrike’’, thuhet në reagim.

Tutje, nga ZRRE thuhet edhe se, gjykata Themelore po ashtu ka refuzuar propozimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për caktimin e masës së sigurisë ndaj Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë.

‘‘ZRRE informon publikun se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative me Aktvendimin A. nr. 1839/2025 të datës 19.06.2025, ka refuzuar propozimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për caktimin e masës së sigurisë ndaj Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë të datës 12.03.2025, i cili ka pasur karakter informues’’, shtohet në reagim.

ZRRE ka thënë se ankesën do ta bëjë në funksion të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe vazhdimit të zbatimit të reformave strukturore në sektorin e energjisë.

‘‘Deri më tani, vetëm në një rast të veçantë për përgjigje Individuale që ka të bëj me kriteret për furnizim me energji elektrike në kuadër të shërbimit universal, ku ZRRE me datën 03.06.2025 i ka kthyer përgjigje dhe ndaj përgjegjës/njoftimit së ZRRE është parashtruar Padi me kërkesën për pezullim të këtij Njoftimi. Gjykata Komerciale, përmes aktvendimit KA .nr. 283/25 ka aprovuar si të bazuar propozimin e paditësit, por kjo nuk nënkupton pezullimin e procesit të hapjes së tregut. Për më tepër, ZRrE do ta shfrytëzojë të drejtën e ankesës në instancat më të larta gjyqësore, gjithmonë në funksion të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe vazhdimit të zbatimit të reformave strukturore në sektorin e energjisë, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Ligji nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike’’, thuhet në reagim.

Në fund, në reagim deklarohet edhe se ZRRE mbetet e përkushtuar për të garantuar një treg funksional dhe konkurrues.

‘‘ZRRE rithekson se procesi i liberalizimit është i bazuar në dispozitat e Ligjit për Energjinë Elektrike Nr. 05/L-085, dhe në vendimin përkatës të ZRRE-së për daljen në treg të hapur për ndërmarrjet ekonomike, të cilat tejkalojnë njërin nga kriteret e përcaktuara: më shumë se 50 të punësuar ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. ZRRE mbetet e përkushtuar për të garantuar një treg funksional, konkurrues dhe të drejtë për të gjithë pjesëmarrësit në sektorin e energjisë, duke ofruar transparencë të plotë dhe mbrojtje të interesit publik’’, përfundohet në reagim.

ZRRE nuk e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se nuk e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Ky reagim erdhi pas njoftimit të Gjykatës Komerciale të Kosovës, e cila të hënën njoftoi se ka pezulluar ekzekutimin e një njoftimi të ZRRE-së, që ndalonte një kompani të caktuar të furnizohej përmes shërbimit universal.

“Në këtë rast, gjykata ka aprovuar si të bazuar kërkesën e paditësit për shtyrjen e ekzekutimit të njoftimit të ZRRE-së”, thuhet në vendimin e Gjykatës Komerciale.

ZRRE sqaroi se ky është një rast individual, që lidhet vetëm me një kompani të veçantë, dhe nuk ndikon në të gjitha bizneset.

Njoftimi për daljen në tregun e hapur u është dërguar të gjitha bizneseve që kanë mbi 50 të punësuar ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro.

Këto kompani, sipas vendimit të ZRRE-së, nga data 1 qershor janë të obliguara të zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë elektrike në tregun e lirë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht se vendimi i gjykatës lidhet me një kompani, ai përbën precedent për të gjitha bizneset e mëdha, pasi kanë të njëjtën bazë ligjore.

“ZRRE duhet të reflektojë dhe të pezullojë vendimin për të gjitha bizneset – derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar”, tha Rafuna, duke shtuar se shumë biznese kanë dorëzuar ankesa kundër këtij vendimi, megjithëse nuk tregoi numrin e saktë.

Vendimin e gjykatës e ka mirëpritur edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DHTIK).

“Sipas këtij vendimi, ZRRE ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme, duke detyruar mbi 1300 kompani që të dalin në tregun e hapur pa analiza të mirëfillta dhe pa konsultim paraprak”, thuhet në komunikatën e DHTIK-së.

Komuniteti i biznesit e ka kundërshtuar vendimin për liberalizimin e tregut, duke e vlerësuar të dëmshëm për shkak të çmimeve të larta që po ofrojnë furnizuesit e licencuar. Ata kanë kërkuar që zbatimi i vendimit të shtyhet për së paku një vit.

Aktualisht, në Kosovë janë të licencuara 21 kompani për furnizim me energji elektrike, ndërsa një tjetër është në proces të licencimit. /rel


Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur deri në vendim të Gjykatës

Gjykata Komerciale ka marrë vendim për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për treg të hapur deri në një vendim të gjykatës.

Për vendimin kanë njoftuar edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës.

OEK tha se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit për dalje në treg të lirë të bizneseve.

ZRRE-së tash i kërkohet që në bazë të këtij vendimi të pezullojë njoftimin për dalje në treg të lirë.

Vendimi i gjykatës:

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë, Departamenti për Çështje Administrative, gjyqtari… sipas padisë së paditësit….të cilin sipas autorizimit e përfaqëson Agron Selimaj, avokat nga Prishtina, kundër të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), me seli në Prishtinë, për shkak të anulimit të përgjigjes së të paditurit të datës 03.06.2025 dhe propozimit për caktimin e masës së sigurisë për shtyrje të ekzekutimit të njoftimit për moslejimin e paditësit/propozuesit të shfrytëzojë furnizimin nga shërbimi universal, jashtë seancës, më datë 18.06.2025 merr këtë:

AKTVENDIM

I. APROVOHET si i bazuar propozimi i paditësit… L.L.C për caktimin e masës së sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të Njoftimit.

II. PEZULLOHET ekzekutimi i Njoftimit të datës 03.06.2025 për moslejimin e paditësit/propozuesit të shfrytëzojë furnizimin nga shërbimi universal, i nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →