Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zyberaj: Qeveria e paaftë për të sjellë njohje të reja

nga Gentrita Xhemajli27 mars 2025
Zyberaj: Qeveria e paaftë për të sjellë njohje të reja

Këshilltari i ish-presidentit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, në një intervistë për RTV21 ka dhënë detaje për lobimin që ka bërë ekipi i presidentit Pacolli për ta bindur shtetin e Kenisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet ishte frytë i një pune rreth 11 vjeçare duke u përballur edhe me shtete që janë kundër shtetësisë së Kosovës.

‘’Puna dhe angazhimi jonë atje ka filluar gjatë viteve 2014-2015 duke u intensifikuar pas vitit 2016. Pasi që Kenia është njëri ndër shtetet kryesore jo vetëm të Afrikës lindore por edhe për gjithë kontinentin si në aspektin politik, po ashtu edhe në aspektin ekonomik edhe prezenca e fuqive prezenca e fuqive të cilat në vazhdimësi e kanë luftuar afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, prezenca e tyre atje ka qenë e madhe, por që me një angazhim të madh dhe përkushtim të madh të presidentit Pacolli dhe të gjithë ekipit të tij është konkretizuar dje me një sukses të plotë veçanërisht kur kihet parasysh se procesi i njohjeve ndërkombëtare të Kosovës ka ngecur në këto pesë vitet e fundit. Kjo e bënë edhe më të rëndësishme këtë njohje që erdhi në ditën e djeshme, por edhe një sinjal i mirë se me një angazhim të madh ky proces mund të vazhdohet përpara ngase e drejta qëndron në anën e Kosovës, argumentet qëndrojnë në anën e Kosovës. Besoj se edhe fokusi i institucioneve të Kosovës duhet të fokusohet në drejtim të lobimit jo vetëm për njohjet por edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, tha Zyberaj për RTV21.

Në mungesë të njohjeve të reja gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, Zyberaj thotë se Qeveria aktuale nuk ka vizion dhe as dije për t’i sjellë njohje Kosovës.

‘’Unë mendoj se nuk ka kapacitet Qeveria aktuale, nuk ka kapacitet çoftë në aspektin e dijes por edhe të qasjes në raport me këto procese, ka mungesë totale të përgatitjes në këtë drejtim dhe nuk është rastit që në pesë vitet e fundit Kosova nuk është anëtarësuar në asnjë organizatë ndërkombëtare, nuk ka marrë asnjë njohje të re dhe nuk ka shënuar asnjë lloj progresi, përkundrazi ka marrë ndëshkime nga aleatët nga spozorizuesit e pavarësisë së Kosovës”, deklaroi ai.

Këshilltari Zyberaj komentoi edhe një reagim të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila duke e quajtur lajm të rëndësishëm njohjen e pavarësisë nga Kenia përmendi një takim që kishte ajo dhe presidentja Osmani gjatë vitit 2021, por në reagim nuk kishte përmendur ish-presidentin Pacolli.

‘’Angazhimi është i presidentit Pacolli, angazhimi jonë në përgjithësi nuk bëhet as për Donika Gërvallën e as për ndonjë person tjetër, por bëhet për shtetin e Kosovës. Donika Gërvalla ose kushdo që është në atë pozicion mund të jetë vetëm një fatkeqësi momentale për vendin, por nuk përbën ndonjë gjë të mirë për Kosovën kështu që është i parëndësishëm reagimi i saj. Nëse flasim për merita Kosova është që tri vite nën sanksione nga sponzorizuesit e pavarësisë së Kosovës dhe kjo është për keqardhje dhe tragjedi për vendin”, tha Zyberaj për RTV21.

Këshilltari i ish-presidentit Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka treguar se presidentja Vjosa Osmani e ka kontaktuar zotin Pacolli për ta falënderuar për njohjen e re.

‘’Presidentja Osmani e ka kontaktuar presidentin Pacolli dhe i ka shprehë urimet dhe falënderimet gjë të cilën e vlerësojmë. Unë besoj se edhe presidenca duhet të ketë rol sepse ka rol kushtetues në politikën e jashtme dhe duhet të ketë angazhim më të madh në drejtim të lobimit të marrjes së njohjeve të reja. Njohja që erdhi dje duhet t’iu shërbej të gjithëve që të angazhohen fuqimisht sepse Kosova ende ka shumë rrugë për të bërë’, tha ai. /RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →