🌍 Bota
Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe i quan ilegale “zgjedhjet” ruse në Ukrainë
nga Venera Grabanica17 mars 2024
Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe ka reaguar ndaj mbajtjes së sotme të “zgjedhjeve” presidenciale ruse në territoret e okupuara të Ukrainës.
Duke mbajtur zgjedhje të paligjshme në territorin ukrainas, Rusia demonstron se nuk është e interesuar të gjejë një rrugë drejt paqes, thuhet në reagim.
Britania e Madhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare, ekonomike dhe ushtarake për ukrainasit që mbrojnë demokracinë e tyre, ka thënë Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe në një postim në X.










