Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zyrapi: SHIK-u nuk ka qenë pjesë e Shtabi të Përgjithshëm të UÇK-së

nga Venera Grabanica15 korrik 2024
Zyrapi: SHIK-u nuk ka qenë pjesë e Shtabi të Përgjithshëm të UÇK-së

Pyetjet shtesë për dëshmitar Zyrapi ka filluar t’i parashtrojë përfaqësuesi i ZPS-së, prokurorja Clare Lawson, e cila ndër të tjera e ka pyetur atë për emërimin e disa komandantëve.

Zyrapi është pyetur për se si është emëruar Sylejamn Selimi komandant i Zonës së Drenicës si dhe për emërimin e disa komandantëve lokal.

Lidhur me këtë, dëshmitari tha se nuk ka njohuri sepse kur ai ka hyrë në Kosovë këta komandant kanë qenë të emëruar, raporton betimi për drejtësi.

Po ashtu, edhe avokati Emerson ka pasur pyetje shtese për dëshmitarin. Ai është interesuar të dijë për rolin e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Lidhur me këtë, dëshmitari tha Zyrapi tha se SHIK-u nuk e ka pasur selinë dhe nuk ka qenë pjesë asnjëherë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →