Lajmet që ylli portugez, Cristiano Ronaldo do të largohet nga Juventusi këtë verë janë plotësisht të vërteta.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri sapo e ka konfirmuar që Ronaldo do të largohet menjëherë nga gjiganti italian.
”Cristiano Ronaldo më ka informuar dje që dëshiron të largohet menjëherë nga skuadra e Juventusit. Është e vërtetë dhe e konfirmuar. Kjo është arsyeja që ai nuk ishte në seancën e sotme përgatitore dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”, ka thënë Allegri.
Ky i fundit ka shtuar se nuk është i dëshpëruar për largimin e Ronaldos pasi që ai e ka bërë zgjedhjen e tij.
Aventura e radhës për Ronaldon vazhdimisht po spekulohet të jetë në Premier Ligën angleze, ku skuadra e vetme që ka shprehur interesim në shërbimet e yllit portugez është Manchester City i Pep Guardiolas.









