Humbja nga Prishtina në Superligën e Kosovës i ka kushtuar trajnerit të Dritës Akis Vavalis me shkarkim.
Drejtuesit e klubit gjilanas kanë mbajtur të hënën pasdite një mbledhje të jashtëzakonshme, ku edhe kanë marrë vendim për shkarkimin e trajnerit grek.
“Fc Drita dhe trajneri Akis Vavalis kanë ndërpre bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. Rezultati i ndeshjes së sotme ishte ajo që uli palët për të analizuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje më të mirë për klubin. Nga të dy taborret u dakorduan që është momenti që të jetë një energji e re në krye të skuadrës.”, thuhet një njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare të Dritës.
Në fund Drita ka falënderuar trajnerin Vavalis dhe stafin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe.










