Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Zyrtare: Edon Zhegrova në Juventus

nga Kaltrina Berila1 shtator 2025
Zyrtare: Edon Zhegrova në Juventus

Juventusi ka përfunduar zyrtarisht transferimin e përhershëm të sulmuesit kosovar Edon Zhegrova nga Lille.

Për ta siguruar shërbimin e anësorit të lindur në vitin 1999, Bianconerët kanë paguar një shumë totale prej 20 milionë eurosh, duke mposhtur konkurrencën e Olympique Marseille. Ai do ta mbajë fanellën me numër 11

Zhegrova ka firmosur kontratë deri në qershor 2030, duke u bërë një nga afrimet më të rëndësishme të Juventusit në këtë afat kalimtar.

Me kontratën e tij te Lille që skadonte në vitin 2026, sulmuesi kosovar u kthye në objektiv prioritar për klubin torinez gjatë dy javëve të fundit të afatiti kalimtar, pasi Atletico Madrid intensifikoi kontaktet për mesfushorin Nico González dhe Juventusi mbeti i hapur për alternativa.

Pas zgjidhjes së situatës me transferimin e argjentinasit, Juventusi u rikthye fuqishëm drejt Zhegrovës, duke arritur shpejt marrëveshje me Lille.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →