Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Zyrtare, Milani shkarkon Fonsecan

nga Venera Grabanica30 dhjetor 2024
Zyrtare, Milani shkarkon Fonsecan

Milani konfirmoi shkarkimin e Paulo Fonsecas të hënën në mëngjes, duke falënderuar portugezin për ‘profesionalizmin e tij të madh’.

“AC Milan njofton se Paulo Fonseca është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Klubi shpreh mirënjohjen e tij për Paulo për profesionalizmin e tij të madh dhe i uron atij më të mirën në përpjekjet e tij të ardhshme.”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Fonseca e kishte konfirmuar tashmë vendimin e klubit mbrëmë teksa u largua nga “Stadio Meazza” pas barazimit 1-1 ndaj Romës, përcjellë KosovaPress.

Fonseca ishte nën kontratë me Milanin deri në vitin 2026, me një opsion deri në vitin 2027.

Bashkëatdhetari i Fonseca-s, Sergio Conceiçao pritet sot në Milano për të nënshkruar një kontratë gjashtëmujore me opsion për një sezon të mëtejshëm.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →