Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Zyrtare, në këtë shtet do të zhvillohet ndeshja Inter – Juventus për Superkupën e Italisë

nga Egzona Mehmeti24 maj 2021

Presidenti i Serie A, Paolo Dal Pino ka konfirmuar se Superkupa e Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit do të luhet në Arabinë Saudite.

Interi është kampion i Italisë dhe do të luajë me fituesin e Kupës së Italisë, Juventusin, në Superkupë sezonin e ardhshëm.

Dal Pino ka konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet në Arabinë Saudite, pasi Serie A ka një kontratë për të respektuar dhe beson se do të jetë ‘një reklamë e shkëlqyer për futbollin tonë’.

“Liga ka një kontratë me Arabinë Saudite, e cila kishte mundësinë që një vit të luhet në vendin tonë, gjë që ne bëmë. Ndeshja tjetër do të jetë në Arabinë Saudite, siç parashikohet nga kontrata jonë, me spektatorë. Do të jetë gjithashtu një ndeshje e jashtëzakonshme, Interi kundër Juventusit, një reklamë e shkëlqyer për futbollin tonë jashtë vendit.”, tha ai për “Radio Anch’io”.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →