Klubi i basketbollit Prishtina ka mbetur zyrtarisht pa trajner pasi nga skuadra është larguar Zydrunas Urbonas!.
Klubi bardh e kaltër ka njoftuar se ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të ndërsjellë.
“KB Sigal Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin lituanez, Zydrunas Urbonas.”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.
Klubi gjithashtu ka bërë të ditur se deri në një vendim të ardhshëm, skuadrën do ta drejtojë ndihmës-trajneri, Albert Sylejmani.
Prishtina në Superligë ka pesë fitore e katër humbje.










