Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

110-vjeçarja voton në zgjedhjet amerikane

nga Venera Grabanica5 nëntor 2024
110-vjeçarja voton në zgjedhjet amerikane

Në moshën 110-vjeçare, Viola Ford Fletcher, e mbijetuara më e vjetër e Masakrës së Tulsës, sot hodhi votën e saj në Oklahoma për Zëvendës-Presidenten Kamala Harris. “Është shumë e rëndësishme të votosh dhe për këtë unë ndjehem shumë mirë,” tha Fletcher, e cila është një nga votueset më të vjetra në shtetin e saj.

Fletcher, e shoqëruar nga nipërit e saj, Ike Howard dhe Tracey Flemons, votoi në një qendër votimi në Tulsa, në një dhomë të quajtur “Greenwood” — emri i lagjes së zeze që u shkatërrua gjatë masakrës racore. Greenwood, e njohur si “Wall Street-i i Zi”, ishte vendi i një nga momenteve më të tmerrshme të dhunës racore në historinë e SHBA-së..

Lesie Benningfield Randle, një tjetër e mbijetuar nga ajo masakër, tashmë në moshën 109-vjeçare votoi javën e kaluar me postë për Harris. “Nuk e di edhe sa jetë do të kem.

Kjo mund të jetë vota ime e fundit dhe jam e lumtur që ja dhashë Kamala-s. Unë kam 5 fëmijë dhe më shumë se 20 nipër e mbesa. Zëvendëspresidentja Harris është më e aftë për të ndërtuar kombin ashtu siç unë dua që ata ta trashëgojnë”, tha 109-vjeçarja.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →