Një aksident i rënë ka ndodhur sot në fshatin Grabovc i poshtëm të Fushë Kosovës, ku të përfshirë kanë qen një tren dhe një veturë. Aty ka ndërhyrë pjesëtarët e FSK-së ku kanë arritur që ta nxjerrin fëmijën nga vetura.
Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë KosovaPress, rreth orës 13:50, ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm.
“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar . Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, dëshmitari Bledar Hajdari ka treguar përmes një videos ku shihet se aty ka ndërhyrë edhe ushtarët e FSK-së, të cilët kanë arritur ta nxjerrin nga vetura një fëmijë 7-8 vjeç.
“Vetura kombi u mundu me frenuar po si pasojë e kohës akullit në rrugë, nuk ka mundur të ndalet. Të lënduar tre persona. Dy persona të moshës, rreth 35 vjeç dhe një fëmijë 7-8 vjeç. FSK ka intervenuar dhe ka nxjerr fëmijën dhe shoferin, ndërsa kanë pritë deri kanë ardhur ndihma e shpejtë për ta nxjerrë personin e tretë, i cili është me lëndime më të mëdha trupore por edhe ky është jashtë rrezikut për jetë” i ka thënë Hajdariu KosovaPress-it..









