RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Merkel: Disa britanikë ende kanë iluzione për BE-në

nga RTV2127 prill 2017

Merkel  këmbënguli që ” Mbretëria e Bashkuar – nuk mund dhe nuk do të ketë të njëjtat të drejta si një shtet anëtar i BE-së’

Kancelarja gjermane Angela Merkel, thotë se disa britanikë kanë “iluzione” rreth diskutimit të marrëdhënieve të ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në.

Marrëdhënia e ardhshme mund të diskutohet vetëm pasi të zgjidhen çështjet e daljes – siç janë pagesat në buxhetin e BE-së, u tha ajo deputetëve gjermanë.

Duke folur për bisedimet rreth Brexit, ajo tha se “disa njerëz në Britani të Madhe ende kanë iluzione në atë pikë”.

“Kjo do të ishte vetëm një humbje kohe” , tha ajo.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen të shtunën për të miratuar pozicionin e tyre të përbashkët negociues mbi Brexit.

Merkel gjithashtu këmbënguli që ” Mbretëria e Bashkuar – nuk mund dhe nuk do të ketë të njëjtat të drejta si një shtet anëtar i BE-së’.

“27 vendet e BE-së dhe institucionet e BE-së pajtohen për këtë,” i tha ajo Bundestagut.

ETIKETA:#Bota#Lajme
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →