RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

2 mijë e 996 raste aktive me Covid-19

nga Venera Grabanica25 shkurt 2022

Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 996 raste aktive me koronavirus. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona kurse, janë regjistruar 189 raste të reja me koronavirus.
Siç ka bërë të ditur Ministria rastet e reja kanë dalur pas testimit të  2 mijë e 628 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.810.642 doza të vaksinës. Deri më sot 814.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse me dozën përforcuese dhe dozën e tretë deri më sot janë vaksinuar 96.873 persona./21Media
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →