Janë shënuar dy viktima dhe katër të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një shpërthimi në një ndërtesë në Ankara të Turqisë.
Shpërthimi dyshohet se është shkaktuar nga bllokimi i gazit të lëngshëm të naftës (LPG). Megjithatë, një raport i detajuar në lidhje me atë së çfarë saktësisht ndodhi në vendngjarje e që konfirmon shkakun e shpërthimit nga autoritetet përkatëse ende nuk është lëshuar.
Viktimat janë një 35 vjeçar së bashku me të bijën 2 vjeçare, ndërkaq djali i tij 5-vjeçar dhe gruaja shtatzënë u nxorën të gjallë nga rrënojat dhe u dërguan në spital.
“Dëgjova se diçka u shemb dhe dëgjova njerëz që bërtisnin nga jashtë. Pashë policinë që na thërriste të largoheshim nga ndërtesa. Dritaret ishin thyer por nuk kishte dëme të tjera në banesën tonë. Unë u përpoqa të largohesha nga banesa por dera ishte e bllokuar. Zjarrfikësit u detyruan të e theu dhe më shpëtoi mua dhe familjen time”, tha Yasin Murat, banorë i zonës.
Shpërthimi i fortë rrëzoi një pjesë të ndërtesës trekatëshe në lagjen Keçioren të qytetit.
Ambulancat dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje. Ekipet e kërkim-shpëtimit kërkuan nëpër rrënoja për orë të tëra mëngjesin e sotëm./21Media









