4 viktima dhe 57 të lënduar nga shpërthimi i gazit në Izmir
(Lajm i përditësuar)
4 viktima dhe 57 të lënduar nga shpërthimi i gazit në Izmir
Një ndërtesë në Izmir të Turqisë u shkatërrua pjesërisht nga një shpërthim vdekjeprurës gazi të dielën, që mori katër jetë dhe la rreth 57 të lënduar.
Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike, tha ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya në një postim në internet.
“Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë që humbën jetën dhe uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në X.
Shpërthim gazi në Turqi, ka të vdekur e shumë të plagosur
Katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të gazit në një restorant në Turqinë perëndimore, thanë autoritetet lokale.
“Katër qytetarë tanë humbën jetën, një numër i madh u plagosën dhe disa prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë”, tha Sulejman Elban, guvernator i provincës së Izmirit.










