Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

20 vjeçari me shokë gjellëtoren e bën bastore në Skenderaj

nga E.Bullaku26 janar 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre persona në Skenderaj, të cilët dyshohen për veprën organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
Sipas Policisë, të dyshuarit kanë organizuar lojërat e fatit në një lokal me mbishkrimin “Gjellëtore”.
“Në lokal janë hasur tre persona të dyshuar si dhe janë gjetur katër televizorë, një shtëpizë kompjuteri, një tastierë kompjuteri dhe një printer, të cilat dyshohet se janë përdorur për lojëra fati-bastore sportive. Të gjitha pajisjet në fjalë janë konfiskuar në cilësi të provave materiale”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit F.A., 20 vjeçar, N.F., 37 vjeçar dhe A.Rr., 33 vjeçar, pas procedurës se intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”./21Media
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →