Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

27 shtetas afganë largohen nga Maqedonia e Veriut

nga Xh.D19 tetor 2021

Grupi i 27-të qytetarëve nga Afganistani që përkohësisht qëndruan në Maqedoni të Veriut, këtë mëngjes nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup, me anëtarët e familjeve të tyre u larguan për në Dublin si vend i përhershëm i tyre.
“Bëhet fjalë për qytetarët që kanë punuar për institucionet demokratike dhe organizatat ndërkombëtare joqeveritare në Afganistan dhe ishin nën kërcënimin e regjimit të ri talebanë. Shpenzimet në përgjithësi janë të mbuluara nga organizatat ndërkombëtare”, informoi sot Qeveria.
Në Maqedoni të Veriut momentalisht janë 442 qytetarë nga Afganistani gra dhe fëmijë nga familjet e të punësuarve në organizata ndërkombëtare humanitare, demokratike dhe paqeruajtëse, aktivistët nga organizatat për të drejtat e njeriut, përkthyesit, studentët dhe bursistët.

“Institucionet në vazhdën të qëndrimit të tyre u japin mbështetjen e nevojshme deri sa të sigurohet transferimi për destinacionin e tyre final”, thanë nga Qeveria, shkruan TV21./21Media
ETIKETA:#Rajoni#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →