Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

29 vatra zjarri raportohen në gjashtë orët e fundit në Kosovë

nga Gentrita Xhemajli28 korrik 2025
29 vatra zjarri raportohen në gjashtë orët e fundit në Kosovë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë gjashtë orëve të fundit (14:00-20:00) në 28.07.2025 janë raportuar 29 vatra zjarri në nivel vendi.

6 nga to janë ende aktive, kurse 23 janë lokalizuar.

“Nuk është raportuar për viktima apo persona të lënduar si pasojë e këtyre zjarreve. Disa nga vatrat në komunën e Klinës janë vizituar nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë”, thuhet në njoftim.

AME u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë në numrat emergjent: 112, 193, dhe 192.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →