Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

30 kuti të votimit do të rinumërohen

nga RTV2115 qershor 2017

Këtë vendim e ka marrë KQZ gjatë mbledhjes së sotme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 30 kutive të votimit për arsye të ndryshme që janë hasur gjatë pranimit të tyre në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Në këtë mbledhje, anëtarët e KQZ-së u dakorduan që të ketë një analizë lidhur me natyrën e pavlefshmërisë së fletëvotimeve të këtij procesi zgjedhor si dhe një analizë të gjithmbarshme të procesit zgjedhor, që do t’i shërbente KQZ-së në organizimin sa më të mirë të Zgjedhjeve Lokale të këtij viti.

Gjatë kësaj mbledhjeje, u bë e ditur se numri i fletëvotimeve pas vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura përmes postës është: 5 mijë e 246, e të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Në këtë mbledhje, anëtarët e KQZ-së inkurajuan stafin e Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve që të vazhdojnë me punën në mënyrë që sa më shpejt të arrihet deri te shpallja e Rezultateve Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që u mbajtën më 11 qershor./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →