Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PZAP vendos, do të rinumërohen 1631 fletëvotime

nga Kaltrina Berila9 mars 2025
PZAP vendos, do të rinumërohen 1631 fletëvotime

Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa kapranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për hapjen e të gjitha kutive të votimit për fletëvotimet e dërguar nga votuar nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të Komisionit Qendror të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Sipas PZAP-së, me këtë vendim është udhëzuar KQZ, respektivisht Qendra e Numërimit dhe Rezultateve të bëjë hapjen e 177 kutive të votimit, me 1631 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së, të njëjtat fletëvotime të rivlerësohen, të numërohen dhe të përfshihen në rezultate përfundimtar.

PZAP po ashtu, ka hedhur poshtë dy ankesa të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me parregullsitë gjatë numërimit të votave me postë, duke e konsideruar të pasafatshme.

PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulim të rezultatit dhe rivotim me postë

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →