Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

37 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

nga Venera Grabanica11 shtator 2020

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 37 pacientë me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 26 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë numri i të pacientë që po trajtohen me Covid-19 ka disa ditë është në rënie. Aktualisht po trajtohen 37 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 pacientë janë në Respirator, 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.

Nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar 1 mjek, 4 infermierë dhe 2 punëtorë të shërbimeve Teknike.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 214 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →