Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

62 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

nga B.K18 shkurt 2021

62 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga spitali njoftojnë se 43 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 5 janë në respirator (CPAP).

Ndërsa, 13 pacientë të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“62 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Përndryshe gjatë 48 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 401 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 90 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →