Gjatë të dielës në Kosovë janë raportuar katër vdekje.
Të gjitha këto raste janë të ndara, në Obiliq, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë. Dy nga to Policia e Kosovës i ka cilësuar si “vdekje të dyshimta”, ndërsa dy të tjera si “hetim i vdekjes”.
Rasti i parë është raportuar në Ferizaj rreth orës 10:30, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
Ndërsa, rasti tjetër është raportuar në Gjakovë rreth orës 15:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime.
Një “Vdekje e dyshuar” është raportuar në të dielën rreth 17:30 në Gjilan.
“Viktima mashkull kosovar dyshohet se si pasojë e një vetaksidenti kishte pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Gjithashtu, dje rreth orës 18:20 në Obiliq është raportuar një vdekje.
“Viktimës mashkull shtetas i huaj pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”./21Media










