Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Katër vdekje për 24 orë në Kosovë

nga Kaltrina Berila26 gusht 2024
Katër vdekje për 24 orë në Kosovë

Policia ka njoftuar se katër persona janë raportuar të vdekur vetëm gjatë të dielës në Kosovë.

Hetimet e vdekjes kanë nisur në rastet e raportuara në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Pejë, ndërsa rasti tjetër në Dragash është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Rasti në Prishtinë është raportuar nga dy dëshmitare, të cilat kanë njoftuar se klientit të tyre, shtetas i huaj, i është keqësuar gjendja shëndetësore.

“Njësiti emergjencës ka dalë në vend ngjarje dhe sipas mjekut i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.

Teksa për rastin në Fushë-Kosovë është raportuar se viktima është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Një person tjetër është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Teksa në Dragash, viktima është dërguar pa shenja jete në një klinikë private, nga ku është konstatuar edhe vdekja e tij. Sipas familjarëve viktima ka përdorur një sasi të medikamenteve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →