Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

40 serbë aplikuan për ushtarë të FSK-së, ja çfarë thotë Haradinaj

nga B G23 shkurt 2019

“Shantazhit të Beogradit ndaj serbëve të Kosovës po i vjen fundi”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se shantazhit të serbëve të Kosovës nga ana e Beogradit po i vjen fundit. Ai këto deklarata të tij i ka bërë pas aplikimit të 40 serbëve të Kosovës t’u bërë pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës.

“Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Vitin e kaluar dhjetëra ushtarë të FSK-së nga komuniteti serb kanë lënë FSK-në për shkak të kërcnimeve që kanë marrë nga Beogradi./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →