Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

45 mijë ukrainas u larguan nga vendi në 24 orët e fundit

nga Egzona Mehmeti25 prill 2022

Më shumë se 5.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që kur Rusia ka nisur luftën, dy muaj më parë – me mbi 45,000 që iu bashkuan radhëve të tyre në 24 orët e fundit, ka thënë agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

Në total, 5,232,014 njerëz janë larguar nga Ukraina si refugjatë që nga 24 shkurti, sipas UNHCR. Kjo shënon një rritje prej 45,270 krahasuar me shifrën e së dielës, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Dalja është ngadalësuar që nga fillimi i luftës. Që nga fillimi i prillit, pak më pak se 1.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi, pasi rreth 3.4 milionë janë larguar në mars.

Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që kanë ikur jashtë vendit, me burra të moshës 18 deri në 60 vjeç që kualifikohen për thirrje ushtarake.

Përveç kësaj, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerëson se më shumë se 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës. Pothuajse dy të tretat e fëmijëve ukrainas kanë ikur nga shtëpitë e tyre, përfshirë ata që mbeten në vend./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →