🇽🇰 Kosova
58 persona humbën jetën nga aksidentet në trafik në periudhën janar-korrik
nga V.G29 korrik 2026
Policia e Kosovës ka publikuar një grafikë përmes së cilës tregon për numrin e të vdekurve në aksidente rrugore përgjatë periudhës janar-korrik të këtij viti.
Policia tha se 58 persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve.
Në këtë grafikë, policia bën thirrje për kujdes e për respektim të rregullave në komunikacion.








