RTV21
BallinaFutboll
Futboll

64 skuadra në Kupën Evropiane për hendbolliste, shorti më 16 korrik

nga Venera Grabanica10 korrik 2024
64 skuadra në Kupën Evropiane për hendbolliste, shorti më 16 korrik

64 skuadra do të paraqiten në edicionin 2024/2025 të Kupës Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup).

Të gjitha skuadrat e nisin garimin prej raundit të dytë. Ndeshjet e para të këtij raundi zhvillohen më 5/6 tetor, ndërsa të kthimit më 12 e 13 tetor.

Shorti për raundin e dytë do të tërhiqet më 16 korrik në Vjenë nga ora 11:00.

Kampioni i Kosovës, Istogu, në short do të jetë në mesin e skuadrave bartëse. Ka plot skuadra me nam nga vende të ndryshme evropiane që paraqiten në Kupën Evropiane.

Ndërkohë fituesi i Kupës së Kosovës, Ferizaj, dhe Samadrexha, në short nuk janë në mesin e skuadrave bartëse.

LAJMI TJETËR →
Emanuel Demaj lëshon studion e “Click” pas debatit me Arton Muhaxherin

Më të fundit

Të gjitha →