Një helikopter ushtarak është rrëzuar në lindje të Turqisë, me ç’rast humbën jetën nëntë ushtarët në bord. Nga ky aksident mbetën të lënduar edhe 4 persona të tjerë.
Helikopteri u rrëzua në qytetin Tatvan, që është i banuar me shumicë kurde. Ky qytet gjendet në provincën Bitlis.
Ende nuk është i qartë shkaku i këtij aksidenti.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, ky helikopter ishte zhdukur nga radari në orën 14:25 sipas kohës lokale.
Ushtarët e lënduar janë evakuuar për në një spital./21Media








