🇽🇰 Kosova
A do të bëhet obligativ vaksinimi i punonjësve shëndetësorë? (Video)
nga RTV2113 korrik 2021
Ka pikëpamje se modeli i Francës dhe i Greqisë duhet të aplikohet edhe në Kosovë
Vendimi i Francës dhe i Greqisë për vaksinim të detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë solli në vëmendje çështjen e vaksinimit kundër Covid-19, të punonjësve shëndetësorë në Kosovë. Nuk u kumtuan të dhënat e plota zyrtare të mantelbardhëve të pavaksinuar, por në Odën e Mjekëve të Kosovës pohojnë se janë vaksinuar rreth 60 për qind e mjekëve. Ndër specialistë të fushës ka pikëpamje se ky model i Francës dhe Greqisë duhet të aplikohet edhe në Kosovë.(Teksti-Valmire Hoti, kamera: Lulzim Fana)/21Media










