Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku falënderon ambasadoren izraelite për heqjen e vizave

nga Venera Grabanica30 janar 2024
Abdixhiku falënderon ambasadoren izraelite për heqjen e vizave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Sipas njoftimit për media, bëhet e ditur se gjatë takimit Abdixhiku dhe Ziv diskutuan për ngjarjet politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së rreth këtyre ngjarjeve.

“Kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadoren Ziv që shteti i Izraelit ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës si dhe vlerësoi që thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve sidomos për zhvillim ekonomik është i domosdoshëm”, thuhet në një njoftim të LDK-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →