Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrihet dakordimi me Izraelin për heqjen e vizave, Osmani falënderoi ambasadoren Ziv

nga Venera Grabanica29 janar 2024
Arrihet dakordimi me Izraelin për heqjen e vizave, Osmani falënderoi ambasadoren Ziv

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Ky takim është mbajtur pas miratimit të marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nga ky shtet.

“Ambasadorja Ziv e njoftoi Presidenten Osmani se pas kërkesës së Presidentes drejtuar institucioneve të Izraelit, qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Përmes kësaj marrëveshjeje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike, thuhet më tej në njoftimi

Tutje bëhet e ditur se qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Osmani e falënderoi ambasadoren Ziv për këtë vendim, si zhvillim pozitiv i cili do t’i hapë rrugë bashkëpunimit më të thelluar në mes të dy vendeve”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →