Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku ngushëllon familjen Veseli

nga E.Bullaku7 korrik 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ngushëlluar familjen Veseli, me rastin e vdekjes së babait të ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se Fazli Veseli i takon një gjenerate baballarësh që rritën dhe edukuan fëmijët e tyre në kohë dhe rrethana shumë të vështira, duke i rritur me idealin për t’i shërbyer vendit deri në arritjen e lirisë.

“E nderuar familje Veseli,  me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prindit tuaj, Fazli Veseli. Ndajmë dhe bashkëndjejmë dhimbjen tuaj. Fazli Veseli i takon një gjenerate baballarësh që rritën dhe edukuan fëmijët e tyre në kohë dhe rrethana shumë të vështira, duke i rritur me idealin për t’i shërbyer vendit deri në arritjen e lirisë. Në kohë dhe momente të vështira për famljen Veseli, vdekja e kryeplakut Haxhi Fazli Veseli është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe të afërmit e tyre. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën Fazli Veselin”, është shprehur Abdixhiku./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →