Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku ngushëllon familjen Ferati: Në momente si këto, njeriu ngrinë nga fjalët

nga Venera Grabanica24 mars 2024
Abdixhiku ngushëllon familjen Ferati: Në momente si këto, njeriu ngrinë nga fjalët

(Lajm i përditësuar)

Abdixhiku ngushëllon familjen Ferati: Në momente si këto, njeriu ngrinë nga fjalët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për familjen e kryetarit të Istogut, Ilir Ferati, me rastin e humbjes së vëllait të tij, Triumfit.

Abdixhiku thotë se në këto momente të rënda, i qëndron pranë familjes Ferati, transmeton klankosova.tv.

”Me të na iku dhe një mik, një aktivist e një njeri i jashtëzakonshëm. Pas vete na la veçse kujtimet, ato që të përmallojnë në plotni. Triumfi, apo Trimi siç e thërrisnim të gjithë, ishte një djalë i urtë e i dashur – ai gjithnjë rrezatonte përplot ngrohtësi. Tregonte kujdes e shprehte mbështetje ndaj secilit prej nesh! I kishte ngjarë të atit; bashkëshortit tuaj, asnjë habi. Ikja e tij e hershme është humbje jo vetëm për familjen tuaj, por dhe gjithë qytetin e Istogut e gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës! Në këto momente të rënda, unë e secili anëtar i Lidhjes, qëndrojmë afër me ju, me Besën e me Ilirin. Qenka e rëndë vizita në shtëpinë tuaj pa Trimin tonë mes jush. Zoti ju dhashtë forcë! Pusho në paqe Triumf!”, ka shkruar Abdixhiku.


Kurti ngushëllon familjen Ferati: Jemi bashkë në këto çaste të rënda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes Ferati nga Istogu, për vdekjen e Triumfit.

Ai tha se kjo dhembje është e përbashkët.

“Na tronditi e pikëlloi thellë lajmi për humbjen e Triumf Feratit.Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Ferati, shokët e shoqet e Triumfit dhe mbarë Istogun. Shpresoj të mund të gjeni forcën në kujtimet e bukura me të. Jemi bashkë në këto çaste të rënda, në këtë dhembje që është e përbashkët. Shpirti i Triumfit pushoftë në paqe”, ka shkruar Kurti.


Konjufca shpreh ngushëllime për familjen Ferati

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar pas lajmit të vdekjes së djalit të të ndjerit, Fadil Feratit, Triumf Feratit.

“Thellësisht i pikëlluar për ikjen shumë të hershme të Triumf Feratit, djalit të Fadil Feratit, ish-kryetarit të komunës së Istogut e po ashtu vëllai i kryetarit aktual të Komunës së Istogut, Ilir Ferati. Ky është lajm i trishtë dhe i dhimbshëm për familjen, për shoqërinë, dhe për qytetin e Istogut dhe Kosovën”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Konjufca shprehu ngushëllimet ndaj familjes Ferati dhe shoqërisë së të ndjerit.


LDK ngushëllon kryetarin e Istogut për humbjen e vëllait

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vdekjes së vëllait të kryetarit të Istogut, Ilir Feratit, Triumf Ferati.

Ndaj familjarëve të të ndjerit LDK-ja ka shprehur ngushëllimet e tyre, duke e kujtuar atë si shembull i të gjithëve për angazhimin e tij të paepur ndaj kauzave.

”Me trishtim të thellë, sot morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta në moshë të hershme të Triumf Feratit, të birit të veprimtarit të madh, Fadil Ferati e vëllait të Ilirit. Triumfi ishte shembull për të gjithë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për përkushtimin dhe angazhimin e tij të paepur, në kauzat e vizionin e LDK-së në Istog e gjithandej Kosovës. Triumfi do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si shembull i një djali të jashtëzakonshëm e një aktivisti të pandalur”, shkroi LDK-ja në Facebook.


Osmani ngushëllon familjen Ferati: Në këto çaste të rënda bashkëndjej me ju

Personi i cili u gjet i vdekur në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut është vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.

Presidentja e Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Ferati, teksa ka thënë se bashkëndjen me ta për t’i kaluar këto momente të vështira.

”Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve. Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Triumfit, të afërmve dhe shoqërisë! Në këto çaste tmerrësisht të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin. Shpirti i tij pushoftë në paqe! I përhershëm qoftë kujtimi për Triumfin!”, thuhet në telegramin e Osmanit.

​Në varrezat e Gurakocit të Istogut gjendet një person pa shenja jete

Një person, identiteti i të cilit nuk bërë i ditur dhe as mosha, është gjetur pa shenja jete sot pasdite në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për kp se policia ka marrë informacionin rreth orës 16:45.

“Policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e Gurakocit. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij,” ka thënë ai.
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →