Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Afro 100 pacientë me Covid-19 në spitale, ka edhe të pa vaksinuar

nga Kaltrina Berila27 korrik 2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tri raste të vdekjes dhe 1 mijë e 853 raste të reja me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 92 persona janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme të vendit, në mesin pacientëve të shtrirë nëpër spitale ka edhe të pa vaksinuar.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi që ky numeri të hospitalizuarve mund të rritet e të shkaktojë ngarkesë.
“Ky numër mund të rritet dhe të shkaktojë ngarkesë shtesë për spitalet, profesionistët tonë shëndetësor dhe për më tepër edhe humbje të jetëve të njerëzve tonë. Me qëllim të mbrojtjes, shmangies së formave të rënda të sëmundjes dhe parandalimit të vdekjeve ju lusim që të vaksinoheni, me dozën që ju e keni në radhë, sipas ecurisë së vaksinimit tuaj”, ka thënë MSh.
Tutje Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se vaksina mbetet sot arma kryesore, jo vetëm në Kosovë, e mbrojtjes kundër COVID-19, “prandaj, ju lusim që t’i përgjigjeni pozitivisht thirrjes për vaksinim, për vete, për prindërit dhe fëmijët tuaj dhe për një shoqëri të shëndetshme”.
Gjatë 24 orëve janë vaksinuar vetëm 127 persona./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →