RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AKR e shqetësuar me dhunën brutale të ushtruar ndaj znj.Xharra

nga RTV2113 maj 2017

AKR konsideron se secila dhunë e ushtruar ndaj tjetrit është e patolerueshme

Aleanca Kosova e Re dënon ashpër sulmin fizik të ushtruar ndaj anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovës, ish kryeredaktores së Gazetës “Zëri”, znj.Arbana Xharra.

AKR konsideron se secila dhunë e ushtruar ndaj tjetrit është e patolerueshme e veçanërisht nëse ajo ndodh për shkak të një mendimi ndryshe apo preferencave politike të tjetrit.

AKR është e shqetësuar me dhunën brutale të ushtruar ndaj znj.Xharra dhe konsideron se aktet e tilla janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj parimeve dhe vlerave të demokracisë.

“Një sulm i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm me legjislacionin në fuqi, ftojmë organet e rendit dhe të sigurisë që urgjentisht ta zbardhin këtë akt të shëmtuar, ndërsa kryesit e këtij sulmi të dhunshëm t’i sjellin para organeve të drejtësisë sa më parë.” thuhet në reagimin e AKR-së./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →