Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

RrGGK dënon ashpër dhunën ndaj Arbana Xharrës

nga RTV2113 maj 2017

RrGGK kërkon nga organet e drejtësisë që të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj znj. Arbana Xharra, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme edhe me legjislacionin në fuqi.

“Znj. Xharra pak ditë më parë aderoi në subjekt politik. Pa marrë parasysh mendimet politike dhe zgjedhjet e cilitdo për të ardhmen e tyre si dhe fjalët e shprehura, Kosova duhet të jetë shtet në të cilin dominon liria e shprehjes dhe mundësitë e zgjedhjes pa presione”thuhet në reagimin e RrGGK-së.

Sipas RrGGK-së ,znj. Xharra, pas aderimit të saj në politikë, është sulmuar këto ditë të fundit në media sociale me një fjalor banal si dhe komente seksiste në vecanti pse është grua. Kjo ka çuar edhe në krijimin e një ambienti gjykues, urryes dhe linçues për të.

Andaj RrGGK kërkon nga organet e drejtësisë që të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit me hetime të pavarura për gjetjen e fajtorëve, duke mos lejuar krijimin e një ambienti kaotik dhe konspirativ i cili mund të përdoret për poena politik nga ndonjë subjekt politik në Kosovë.

“Një Kosovë e lirë nga dhuna, me të drejtën e lirë të shprehjes si parim bazik dhe me mundësi zgjedhje të lirë për çdo individ, janë parime me të cilat duhet të e ndërtojmë shtetin tonë” thuhet në fund./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →