Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Aksident i rëndë, humb jetën një 47-vjeçar

nga Kaltrina Berila10 nëntor 2023
Aksident i rëndë, humb jetën një 47-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Malit të Robit në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën.

Policia njofton se një makinë me drejtuese I.G është përplasur me një ciklomotor me drejtues qytetarin me F. D, 47 vjeç, i cili, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

I. G ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →