RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Aksident në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar

nga Gentrita Xhemajli30 maj 2026
Aksident në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e së shtunës në kryqëzimin e bulevardit “Nikola Karev” me rrugën “Prohor Pçinski” në Shkup, ka marrë jetën e një 19-vjeçari.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është regjistruar në orën 22:21 dhe në të janë përfshirë një veturë e tipit “Audi A4” dhe dy motoçikleta.

Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës “BMW”, M.F. (19) nga Shkupi. I riu është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve
LAJMI TJETËR →
Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve

Më të fundit

Të gjitha →