RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

nga Egzona Mehmeti2 janar 2020

Tre persona të lënduar

Tre persona u dërguan për tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve që pësuan nga aksidenti i mesnatës së sontme në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Rastin për rtv21.tv e konfirmoi sot zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 03:00,kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne rrugen Prishtine -Ferizaj. Ne aksident ka qene i perfshire nje automjet. Si pasoje e aksidentit lendime trupore kane pesuar tre persona te cilet jane derguar per tretman mjekesor.”, bëri të ditur Ahmeti.

Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →