RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Aksident në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën një 19-vjeçar

nga Gentrita Xhemajli12 korrik 2025
Aksident në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën një 19-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate, në autostradën “Tiranë-Durrës”.

Siç bën me dije policia, rreth orës 00:40, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave. /vizionplus.tv

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →