Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident në Dollc të Klinës, tre të lënduar

nga Gentrita Xhemajli10 nëntor 2025
Aksident në Dollc të Klinës, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditën e sotme në fshatin Dollc të Klinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve lidhur me shkakun e aksidentit.

“Rreth orës 13:50 policia ka pranuar informacion se në fshatin Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident. Në këtë aksident tre persona janë lënduar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve për të kuptuar shkakun e aksidentit”, tha Gashi. /21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →