Katër persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot në fshatin Lebushë të Deçanit.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Dy nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa 2 nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve janë dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka njoftuar Rugova./21Media










