RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident në Prishtinë, një veturë hyri brenda një lokali

nga Venera Grabanica13 mars 2022

Sot rreth orës 15:20 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, si pasojë e aksidentit për shkak të shqetësimit i është ofruar ndihmë një personi.
Për portalin rtv1.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë janë shkaktuar dëme materiale edhe në dy lokale, ku është përplasë vetura e aksidentuar.
Ahmeti gjithashtu ka treguar se njëra veturë është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Sot rreth orës 15:20, në rrugën “UÇK”në Prishtinë ka ndodhë një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete, njëra prej të cilave është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit për shkak të shqetësimit i është ofruar ndihmë një personi dhe poashtu janë shkaktuar dëme materiale edhe në dy lokale, ku është përplasë vetura e aksidentuar. Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →