Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Aksident në Shkodër, automjeti del nga rruga, vdiq shoferi dhe një 16-vjeçare

nga B.K31 korrik 2021


Një akisdent i rëndë ka ndodhur në rrugën Shkodër – Velipojë, nga ku kanë mbetur të vdekur shoferi i makinës dhe pasagjerja.
Viktimat janë A.P 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.
Sipas informacionit paraprak të policisë mësohet se automjeti ka përfunduar jashtë rruge, duke u përplasur me një mur. Ngjarja ka ndodhur sot, 31 korrik, rreth orës 02:45 dhe shkaku sipas policisë është shpejtësia.
“Shkodër/Informacion paraprak. Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtesisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftimi i Policisë./Oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →