🗺️ Rajoni
Makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat anësore, lëndohet shoferi
nga Kaltrina Berila19 janar 2025
Një aksident rrugor ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin nacional Lushnjë-Berat, ku një automjet tip “Golf 7” ka dalë nga rruga pranë kryqëzimit të fshatit Qerret.
Makina është përplasur me barrierat anësore të rrugës, të cilat depërtuan mjetin në brendësi.
Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e parë.








